Klaudia Pepa kish lënë një gjë pa provuar në Itali. Së shpejti aktore
Klaudia Pepa do të jetë pjesë e një filmi thriller në Itali. Vetë balerina ka bërë me dije se prej 21 prillit do mundemi ta shohim teksa aktron në ‘Reverse’, një thriller ligjor.
Filmi është me regji nga Mauro John Capece dhe me aktorët: Corinna Coroneo, Adrien Liss, Iago Garcia, Simonetta Ingrosso, Lorenzo Tarocchi dhe Gabriele Silvestrini. Në ‘Reverse’, tregohet për një vrasës serial famëkeq të ‘Influencers’, një psikopat që i kryen krimet e tij duke përdorur gjithmonë një thikë blu. Ai mban emrin ‘vrasësi i thikës blu’ dhe konsiderohet i paaftë për të kuptuar apo dëshiruar.
Nëse mendonit se Klaudia do jetë influencer (pra një nga viktimat) e keni gabim. Ajo luan Francescën, një haker me pamje punk, e cila punon për policinë. Ndihma e saj dhe aftësitë kompjuterike luajnë rol kyç për të ndihmuar policen (Giulia Montelli) që merret me kapjen e vrasësit./revistawho.com