Klaudia Pepa: Ju tregoj kur u divorcova nga Albi Nako

Klaudja-Pepa-2

Nuk ka fund debati i balerinës Klaudia Pepa me komentuesit në lidhje me ndarjen nga koreografi, Albi Nako. Mes shumë komentuesve në Instagram, një prej tyre i përmend kohën e divorcit. Ngacmuar nga të pavërtetat që po thuhen për të, Klaudia ka zbuluar më në fund se ka një vit e disa muaj e divorcuar nga Albi. Çifti e konfirmuan ndarjen për herë të parë për këtë fund, por ligjërisht qenkan ndarë para një viti e disa muaj. E çuditshme se si lajmi nuk ka dalë në atë kohë nga Gjykata (nëse ata janë ndarë me vendim gjykate), apo Klaudia ka përdorur fjalën “divorc” në vend të fjalës “ndarje”.