Klaudia Pepa hedh poshtë zërat për shkëputjen nga kërcimi: Mjeku më kërkoi 3 muaj pushim

Nga studio e spektaklit Dance Albania, Klaudia Pepa sqaroi se shkëputja e saj nga kërcimi është për një fazë të shkurtër, për shkak të një dëmtimi në gju. Balerina me famë ndërkombëtare tha se mjeku i ka këshilluar 3 muaj pushim. Ajo hodhi poshtë lajmet nëpër mediat se nuk do të kërcejë më.

Klaudia Pepa: …Kam një problem aktual me gjurin, kam një inflamacion poshtë kupës së gjurit dhe për fat të keq ndonjëherë duhet t’i japim prioritet shëndetit.

Alketa Vejsiu: Sa kohë pushime ka kërkuar mjeku për ty?

Klaudia Pepa: 3 muaj.

Alketa Vejsiu: 3 muaj pushim, nuk duhet të vallëzosh.

Klaudia Pepa: Absolutisht jo.

Alketa Vejsiu: Ta specifikojmë sepse ishin të shqetësuara të gjitha mediat: “Klaudia Pepa nuk do të vallëzojë më”.

Klaudia Pepa: Jo-jo.

Alketa Vejsiu: Është një fazë e përkohshme për rehabilitim, do vallëzosh gjithë jetën.

Klaudia Pepa: Është një fazë e shkurtër./tvklan.al