Klaudia Pepa flet për herë të parë për historinë e re të dashurisë

Është publikuar videoja e sherrit mes kryekamarierit Gazment Kurmaku dhe klientit 33 vjeçar Erjon Llapshi, para se ky i fundit ta qëllonte me grusht në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

“ABC” ka publikuar videon ku shihet se sherri mes Kurmakut dhe Llapshit ka zgjatur për  1 minutë e 11 sekonda. Në pamje shihet kamerieri i cili shpjegon që tavolina në të cilën ishte ulur, ishte e rezervuar për 4 persona, ndërkohë Llapshi ngrihet nga tavolina e kërcënon dhe e kërcënon me thikë.

Pas këtij episodi, teksa kryekamerieri largohet duke diskutuar, Erjon Llapushi nga Pogradeci ngrihet nga tavolina dhe e godet, pasi bie në tokë Kurmaku përplas kokën në një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor në sy të klientëve që ndodheshin në tavolinat e tjera.

Fillimisht Kurmakut iu dha ndihma e parë në Spitalin e Elbasanit. Më pas u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për 5 ditë ai qëndroi në vdekje klinike dhe më datë 7 ndërroi jetë.

Erjon Llapushi vijon të jetë në kërkim nga policia. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” në mungesë për vrasjen e 50 vjeçarit.

Në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.

Burimet pranë grupit hetimor pohojnë për ABC se kamera në pjesën e jashtme të resortit ka fiksuar momentin kur dy të rinjtë largohen prej andej menjëherë pas ngjarjes.

Erjon Llapushi hipën në pjesën e pasme të mjetit që e drejtonte shoku i tij.

33 vjeçari është një emër i njohur për autoritetet shqiptare. Ai ka qenë i arrestuar për vepra të ndryshme penale, si tentativë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik emigrantësh të paligjshëm.

Llapushi është dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda me 2 vite burg për “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim, dënim të cilin e kishte shlyer./ Opinion.al