Klaudia Pepa feston ditëlindjen, por urimi i Albi Nakos mori gjithë vëmendjen!
Balerina e njohur Klaudia Pepa pak ditë më parë ka festuar ditëlindjen. Ajo ka uruar veten me anë të një postimi në ‘Instagram’.
“Vajza e ditëlindjes! Ditëlindja është vetëm një ditë më shumë nga të gjitha ditët që do të vijnë, por bëhet një kujtim i veçantë nëse kalohet me ata që i doni. Ajo që e bën të veçantë një ditëlindje nuk është vetë data, por dashuria që është mbjellë ndër vite, e mbledhur përmes vëmendjeve dhe buzëqeshjeve të atyre përreth nesh. Faleminderit miqve të mi, faleminderit edhe juve, faleminderit për përkrahjen, për këshillat, faleminderit që keni qenë atje. Një përqafim, Kla!”, shkruan balerina.
Ndër urimet e shumta që ajo ka marrë, në sy ra sigurisht edhe ai i ish-bashkëshortit të saj Albi Nakos.
“Gëzuar ditëlindjen”, i shkruan a, duke e shoqëruar urimin me një emoji të tortës.