Klaudia Pepa feston ditëlindjen dhe mori surprizën më të veçantë

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, feston sot ditën e lindjes. Duket se ajo ka zgjedhur ta kalojë këtë ditë në mal, në një resort mjaft luksoz, pa ndarë detaje se me kë.

Ajo është surprizuar në dhomën e hotelit, e cila ka qenë e zbukurar me mjaft detaje të veçanta në ngjyrë rozë. Kjo surprizë dhe urimet e shumta me siguri e kanë emocionuar shumë Klaudian.


Kujtojmë se ajo është shpërngulur prej vitesh në Itali, ku është kthyer në një nga balerinat më të pëlqyera. Së fundmi ajo ka treguar se po punon edhe për në projekt kinematografik, ku do të ketë rolin e parë si aktore.