Klaudia Pepa, dhe jeta e saj nga një tapet i kuq në tjetrin
Balerina shqiptare Kaludia Pepa prej kohësh është vendosur në Itali ku u bë e suksesshme pas pjesëmarrjes në “Amici”. Teksa suksesi si balerinë ka kaluar kufijtë, Klaudia vazhdon të jetë njësoj e ndjekur dhe e pëlqyer për publikun shqiptar. Në profilin personal të saj në “Instagram” bien në sy fotot provokuese, por jo vetëm. Pas sukseseve në programe të ndryshëm, ajo ka qenë e ftuar në disa mbrëmje gala, shkruan Ëho. Bëhet fjalë për Festivalin e Filmit në Venecia dhe atë në Romë.Dy vitet e fundit, balerina ka shkëlqyer nga një tapet i kuq në tjetrin, teksa parakalon krah personazheve VIP nga mbarë bota. Mbrëmja që lamë pas ishte dalja e fundit e saj në tapetin e kuq, por i mbani mend ato më të hershmet? Herë me fustan të gjatë herë me të shkurtër, plot klas dhe sharm, Klaudia ja ka dalë të përfaqësohet denjësisht në çdo event ku ka qenë e ftuar.