Klaudia Pepa i dedikohet vetes, motra e saj merr stafetën për famë në “Klan”

Klaudia Pepa është balerina shumë e talentuar, e cila këto kohë është parë më shumë e pranishme në Tiranë. Ish-primabalerina e trupës së Albi Nakos po shijon famën që mori në Itali, ndërkohë që po i dedikohet kujdesit për veten. Siç e shihni në këto foto ajo ka qenë duke bërë një trajtim në qendrën estetike të aktores Laura Nezha. E ndërkohë që artistja bëri këtë postim në rrjetet sociale, motra e saj Pamela u shfaq në skenën e spektaklit “Virtuozët” në “Tv Klan”, që prezantohet nga Inva Mula. Pamela Pepa konkurroi në zhanrin e këngëtares opiristike dhe paneli i jurisë i përzgjodhën për të kaluar në fazën tjetër. Mesa duket stafetën për sukses e famë në “Klan”, pas largimit të Klaudias, tani e merr motra e saj, Pamela.