Klaudia Kalia: Përfaqësoj Shqipërinë në “Miss Grand Internacional”, ende pa filluar gara rezultoj fituese

 

Vitin e kaluar Klaudia Kalia nga Tirana u zgjodh në Prishtinë “Miss Grand Albania 2017”, kurorë që do e dërgonte atë për përfaqësimin e Shqipërisë në Vietnam në “Miss Grand Internacional”. Por mosha e vogël e penalizoi, kështu që ajo nuk mundi dot të garonte me fashën e Shqipërisë. Por shpresa nuk duhet humbur, pasi Klaudia bën realitet ëndrrën e saj vetëm një vit më vonë.Juria e këtij eventi në Tajlandë e ka përzgjedur vajzën shtalartë nga Shqipëria, për të garuar mes më të bukurave të botës në finalen e 25 tetorit. Me fizikun 180 m, kaçurrelat që bënë për vete jurinë dhe vithet që bien në sy, miss-i tregon se deri tani renditet e para në votimet online. Për kurorën që planifikon të rrëmbejë dhe armët e saj të forta të bukurisë ajo flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Këtë vit do të bësh realitet ëndërrën që t’u thye në mes vitin e kaluar, pra të marrësh pjesë në “Miss Grand International 2018”. Si ndihesh?
Shumë e emocionar ndihem që zgjidhem për të dytën herë si përfaqësuesja më e denjë e Shqipërisë në një event kaq madhështor si “Miss Grand International 2018”. Pasi vitin e shkuar nuk arrita ta kryej këtë mision për shkak të moshës sime të vogël, por këtë vit sigurisht që do të shkoj dhe uroj që të jetë viti i suksesit jo vetëm i imi, por të bëj krenare gjithë Shqipërinë.
Kujtojmë që vitin e kaluar pati një incident me pjesëmarrjen tënde duke u anuluar pjesëmarrja pak para garës. Meqë është hera e dytë, si u bë e mundur të marrësh pjesë këtë vit në këtë garë bukurie?
Sa për përzgjedhjën këtë herë ishte dhe nga produksioni ndërkombëtar në Tajlandë, dhe sigurisht nga producenti më i ri i “Miss Grand Albania 2018-2019”, Aleks Tanushi duke më shpallur mua si “Miss Grand Albania 2018”. Komisioni i “Miss Grand International në Tailandë”, ishte ai që më përzgjodhi, dhe duke qenë që ata më pëlqyen shumë vjet, dhe se online u votova në “Top 5-shen” më të mirë, dhe nuk arrita të shkoj, ata bashkë me producentin e ri të “Miss Grand Albania” vendosën që këtë çmim ta rrëmbej përsëri unë, pra të jem unë përfaqësuesja nga Shqipëria.

Screenshot_2018-09-15-11-30-05-1
Të intrigon fakti që do të garosh me të përzgjedhurat e botës në një vend si Tajlanda?
Në fakt Miss-i është i bazuar në Tajlandë por kompeticioni do të mbahet në Myanmar. Normalisht që ndihem e vlerësuar dhe emocionuar, jo vetëm sepse organizohet në një vend si Myanmar, por edhe sepse është një ndër eventet më të rëndësishëm në botë me garuese nga të gjitha shtetet, dhe ndaj është një përgjegjësi më vete për mua.
Je njohur me konkurrentet e tjera dhe ndihesh e kërcënuar në këtë garë nga bukuria e ndonjërës prej tyre?
Po i kam nëpër fotot e shpërndara nga “Miss Grand International 2018”. Padiskutim që janë të bukura, sepse janë zgjedhur nga shtetet e tyre, si më të bukurat. Por uroj që fati të jetë në anën time!
Çfarë konsideron pikat e tua më të forta për ta fituar këtë garë?
Padyshim që pamjen e jashtme, por duke e shoqëruar këtë edhe me inteligjencën. Normalisht që dhe besimi në vetvete, sidomos kur shikon që pas publikimt në faqen zyrtare të eventit, për një kohë shumë të shkurtër ua kalon të gjitha konkurrenteve me klikimet. Deri tani jam e para në këtë klasifikim.

7Screenshot_2018-09-15-11-30-23-1
Pra po shkon me ambicien për ta sjellë kurorën në Shqipëri?
Normal ambicia ime kjo është, por aty bëhet fjalë për gjithë botën dhe asgjë s’është e sigurt.
Të kesh forma seksi është një plus për miss-et sot që jemi mësuar t’i shohim në stilin e princeshave?
Logjikisht po. Normal.

Screenshot_2018-09-15-11-29-42-2
Ti komentohesh për fundshpinën, mendon se të votojnë për këtë?
Nëna natyrë ka qenë zemërgjerë me trupin dhe format e mia, por nuk mendoj që është elementi kryesor tek një miss. Është e vërtetë që në disa aktivitete më kanë pikasur pikërisht për atë. Nuk mendoj që ka asgjë të keqe të jesh një femër me linja dhe joshëse. Rëndësi ka si këto dhunti përdoren.
Një princ si duhet të jetë për princeshën në kohët moderne që jetojmë?
“The king and the queen”. Mendoj që duhet ti ketë të gjitha.