Klajdi Musabelliu: Festivali i Këngës më vrau, por ju kam falur!
Festivali i Këngës në RTSH ka sjellë reagimet nga më të ndryshmet në rrjet. Klajdi Musabelliu përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan si pjesëmarrja para 7 vjetësh në festivalin e Këngës, e vrau atë artistikisht. Këngëtari shkroi se shkak u bë pikërisht refreni që këndoi në skenë menjëherë pasi publiku e duartrokiti.
“Ju a kam falur që më keni vrarë artistikisht, psikologjikisht, emocionalisht, shpirtërisht…7 vjet më parë, me ‘justifikimin’ se meqenëse këndova refrenin kur më ktheu sallak, më përjashtuat nga finalja dhe festivali.
Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kafeisto-lëpirës që bëtë. Përpiqem cdo ditë t’ja fal edhe ER, IM, MK, që kontribuan në prishjen jo vetëm të jetës sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare…Uroj mos ta bëni të njëjtin gabim sot me Albina Kelmendi.
P.s, marr shkas nga mesazhi i transmetuar nëpërmjet interpretimit të Margarita Xhepës në Festival. Faleminderit për mirëkuptimin, ju dua shumë”,- shkruan Musabelliu./L.F-dritare.net