Klajdi Haruni publikon për herë të parë foto krah të dashurës, por kush është vajza që i ka vjedhur zemrën?

Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni zbuloi se ka një vajzë në jetën e tij.

Ai postoi në Instagram një foto, ku shfaqej krah të dashurës, me të cilën kishte zgjedhur të kalonte një ditë të qetë në natyrë e larg zhurmës së qytetit.

Fotoja është realizuar shumë larg çiftit dhe për këtë arsye është e pamundur që të dallohet identiteti i saj.

Megjithatë, këngëtari i “Threedots” ka vizatuar një zemër të bardhë krahas postimit, duke na bërë kuriozë.

Edhe pse ai ka qenë gjithnjë i rezervuar në lidhje me jetën private, para pak kohësh zbuloi në “Klanifornia” se i rreh zemra për një vajzë.