Klajdi Haruni, nga Korça gjithë dashuri
Disa javë më parë një foto nga Klajdi Haruni me të dashurën e zemrës në një vend, destinacionin e të cilit nuk e bëri të ditur konfirmoi lajmin se këngëtari po përjetonte një histori dashurie.
Miqtë e tij nuk kanë rreshtur asnjëherë së quajturi Klajdin të dashururarin e grupit, apo djalin që do të martohej më shpejt dhe së fundmi dhe vetë ai ka ndarë një tjetër moment sa melankolik edhe plot dashuri.
“Zemrën në pjatë”, ka shkruar Haruni krah fotos ku shfaqet në këmbë duke soditur pamjen e qytetit të tij të lindjes, Korçës ku dukej kaq mendueshëm. Kaq ka mjaftuar që komentet të jenë të ndryshme, pasi ndjekësit kanë vetëm një kureshtje, se cila është vajza që i ka marrë zemrën.
Një gjë është e sigurt, Klajdi nuk do i kursejë dedikimet nga zemra dhe me qejf i ka këto momente, por pamjen ka zgjedhur ta mbajë vetëm për vete ca kohë./revistawho.com