Klajdi Haruni baba për herë të parë!

Këngëtari Klajdi Haruni do të bëhet baba për herë të parë. Sipas Kryefjala.com artisti i njohur dhe partnerja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Haruni është një ndër personazhët më diskretë të showbiz-it, dhe identiteti i vajzës që i ka vjedhur zemrën këngëtarit nuk bëhet me dije.

Lajmi se Klajdi Haruni është në një lidhje dashurie u mësua nga rrjeti social instagram para disa muajsh, kur në instagramin e tij këngëtari nga Korça dha sinjale se shoqërohej me një vajzë në pushimet e tij në Maldive.

Sakaq vera është shumë e ngjeshur me aktivitete dhe koncerte për Harunin.

Bordo