Kjo vjeshtë, qenka “e bardhë”: Jennifer Lopez sapo na tregoi kombinimin më “in” të momentit!
E veshur kokë e këmbë me të bardha, Jennifer Lopez tregoi trendin më “in” të vjeshtës me kombinimin e saj gjatë vizitës që zhvilloi tek një mik i ngushtë në Los Angeles. Këngëtarja 55-vjeçare e “On The Floor”, e cila performoi për eventin e modës Elie Saab në Arabinë Saudite këtë javë, u pa duke shëtitur në rrezet e diellit gjatë fundjavës me pantallona sportive krem dhe një jelek ‘puffer’ me detaje zinxhiri.
Për ta kompletuar look-un, ajo kombinoi këmishën e bardhë me mëngë të gjata dhe një shall me vija, si dhe një palë çizme të bardha me lidhëse.
Pas kërkesës për divorc nga aktori Ben Affleck në gusht, Lopez duket se nuk është ende gati për një marrëdhënie të re, shkruan DailyMail. Një burim i afërt i tha gazetës britanike se Lopez dëshiron të marrë kohë për veten para se të hyjë në një marrëdhënie tjetër.
Bordo