Kjo pranverë do na sjellë vjeshtën
Ngjyra tipike e vjeshtës, mesa duket do të jetë trend këtë pranverë. Po flasim për ngjyrën e flokëve, portokallinë ose xhinxher, një ngjyrë që më së shumti e shohim gjatë periudhës së vjeshtës që përkon me rënien e gjetheve dhe festën e Halloween-it, të cilat përsonifikohen nga ngjyra portokalli.
Por duket se vjeshta do të vijë më shpejt këtë vit pasi vajzat e ekranit kanë filluar ta kthejnë në trend këtë ngjyrë.
Fillimisht ishte Gigi Hadid, të cilën kemi kaq vite që e shohim bjonde, e cila bëri një ndryshim të papritur duke i kthyer flokët ngjyrë portokalli në xhinxher. Dhe së fundmi kanë nisur edhe vajzat e ekranit tonë, si Xhemi, Luana e deri tek Tea e “Përputhen”.
Ju keni ndërmend të bëni një ndryshim të tillë apo nuk është në preferencat tuaja?