Kjo ngjyrë flokësh është fiks për pranverë, por s’do të doni ta ndryshoni më asnjëherë

Gjejeni pak cila është ngjyra më në modë për momentin?! Quhet “luleshtrydhe brune” dhe ka ndërmend të qëndrojë gjatë, prandaj analizojeni me kujdes! Si ta kuptoni “luleshtrydhe brune”? Mbizotërojnë tonet e kafes, me pak rozë-të kuqe luleshtrydheje, pra një miks i të dyjave! Për të qenë më të qarta përshkruajeni si një miks i çokollatës dhe luleshtrydhes.

Zendaya, Barbie Ferreira dhe Kendall Jenner e provuan para jush nëse ky ishte frymëzimi që po prisnit. Floku duket edhe më i shëndetshëm nga ç’mund të jetë vërtetë dhe ngjyra e pastër i përshtatet fiks sezonit që vjen.

Kjo ngjyrë flokësh është fiks për pranverë, por

Nuanca të tilla kanë tendencën ta bëjnë flokun të duket edhe me më shumë shkëlqim dhe më pak të dukshme majat e djegura. Këshillë nga ekspertët: Brunet natyrale që kanë ndërmend të lyejnë flokët, të mos konsiderojnë asnjë ngjyrë tjetër veç “luleshtrydhes brune”.

Burimi: Glamour

Anabelmagazine