“Kjo ndodh kur femra alfa bëhet bashkë me mashkull alfa”, Emina Cunmulaj e çmendur pas burrit

Emina Cunmulaj është ndër personazhet e njohur më aktivë në rrjetet sociale. Në ‘Instagramin’ e saj mund të gjesh çdo ditë nga një postim të ri. Fotot që publikon lidhen kryesisht me familjen e saj, pasi këtë periudhë ajo ka vendosur të jetë një nënë me kohë të plotë, por pa lënë asnjëherë pas bashkëshortin e saj. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet mjaft e lumtur duke kërcyer pranë tij. Bashkëngjitur fotos ajo bën edhe një dedikim romantik. “Ti je mbreti im dhe faleminderit për çdo gjë, për të mos thënë që më çmend fare ndonjëherë, por kjo ndodh kur femra alfa është bashkë me një mashkull alfa. Gjithmonë pranë meje”, shkruan Emina krahas fotos, sipas Who. Emina dhe biznesmeni Sam Nazarian janë bashkë prej pothuajse 10 vitesh dhe në vitin 2015 kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.