Kjo na bën të kuptojmë që edhe Rihanna është thjesht njeri!
Shpeshherë, kemi tendencën të mendojmë për të famshmit si qenie të jashtëzakonshme njerëzore, të pamundshëm e që nuk përjetojnë emocione si në – sidomos kur mendojmë për një yll botëror si Rihanna. Por kjo nuk mund të jetë assesi e vërtetë!
Vite më parë ishte vendosur që Rihanna të performonte në Grammy Awards 2016.
Albumi i tetë në studio, Anti, sapo kishte dalë dhe fansat ishin të super entuziazmuar të dëgjonin këngëtaren të këndonte disa nga meloditë e tyre të preferuara nga projekti.
Por për fat të keq, ajo e anuloi performancën në minutën e fundit. Përfaqësuesit e saj përmendën çështje shëndetësore, por Rihanna rrëfeu në një intervistë të re se kishte më shumë vendimin e saj për të mos dalë në skenë: e që gjithçka kishte lidhje me ankthin.
Përfaqësuesit e saj i thanë Billboard se ajo kishte bronkit dhe ishte udhëzuar që të pushonte zërin e saj për 48 orë. Vetë këngëtarja foli në Tëitter dhe u kërkoi falje fansave të saj për anulimin e shfaqjes.
Mirëpo për një intervistë të re për British Vogue, ajo zbuloi se po vuante nga ankthi asaj kohe dhe u largua më të katërta nga studio ku po bëhej gati për flokët dhe grimin.
Ajo gjithashtu pranoi se ende vazhdon që të vuajë nga ankthi sepse të qenurit gjithnjë në vëmendje dhe në një dhomë të mbushur më të famshëm, ajo nuk mund ta përceptojë ende si normale dhe si realitet të saj.