Kjo foto ngre dyshimet tek ndjekësit, Genta Ismajli në pritje të ëmbël?

Një foto e vetme e këngëtares së njohur kosovare, Genta Ismajli ka ngjallur një sërë reagimesh në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj një foto nga larg, por ku dallohet lehtësisht barku i rrumbullakosur.

Ndjekësit e Gentës kanë komentuar menjëherë duke vënë në dukje shtatzëninë, ndërsa disa të tjerë e kanë pyetur menjëherë nëse është në pritje të ëmbël. Pavarësisht komenteve pozitive të fansave, Ismajli nuk e ka pranuar ende publikisht nëse është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Kujtojmë se disa muaj më parë, këngëtarja bëri publike lidhjen e dashurisë me biznesmenin turk, duke ndarë momente të ndryshme pranë tij.

View this post on Instagram

Life is good

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

revistawho.com