Kjo është shuma që Justin Bieber pagoi për pushimet luksoze në Greqi

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey aktualisht ndodhen në Greqi ku dhe po i shijojnë në maksimum pushimet e tyre.

Çifti i njohur po qëndron në një hotel që kushton 1400 dollarë nata. Ylli i popit u fotografua në momente të ngrohta duke shkëmbyer puthje me modelen.

Kujtojmë se dyshja u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të.

Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.