Kjo është reperja e re shqiptare në dorën e Faton Shoshit

Edhe një shqiptare pritet të hyjë në tregun tonë muzikor. Bëhet fjalë për Rinesën, vajzën e cila po pëlqehet jashtëzakonisht në rrjete sociale, me video që po i bën teksa po bën rap. Prive merr vesh se ajo do të menaxhohet nga Faton Shoshi dhe këtë e konfirmon akoma më shumë një koment i tij në njërën prej videove të cilën e ka postuar Rinesa që në Instagram njihet si Balkanest. Përveç Fatonit, koment i la edhe Ledri Vula duke shkruar: “Kënga kur?”. Rinesa akoma nuk ka debutuar tamam në tregun muzikor megjithatë kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti, shkruan Prive. Nëse nuk e dini, ajo ishte pjesë e një videoklipi të Alban Skënderajt, për këngën me titull “Lea”.

https://www.instagram.com/p/Bv7At9LnA-p/