Kjo është mosha më e mirë për t’u bërë baba, sipas studimeve
Meshkujt shpesh mendojnë se mosha e tyre nuk ka rëndësi kur bëhet fjalë për të pasur një fëmijë dhe ora biologjike është e rëndësishme vetëm për nënën që lind fëmijë. Megjithatë, numri dhe cilësia e spermës bie me kalimin e moshës. Nga pikëpamja biologjike, ekspertët rekomandojnë që një mashkull është më i përshtatshëm për atësinë nga fundi i të 20-ave deri në fillim të të 30-tave. Sipas studimeve edhe mosha e babait ndikon që fëmija të ketë probleme neurozhvillimore.
Është e e mundur që burrat të kenë një fëmijë në moshën 50-vjeçare e lart. Sipas rekordeve botërore të Guinness, burri më i vjetër që ka lindur një fëmijë ishte 92 vjeç në kohën e lindjes. Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar se mosha e një burri mund të ndikojë në shanset e një çifti për të patur fëmijë. Meshkujt mbi 40 vjeç kanë më pak gjasa për sukses.
Meshkujt zakonisht nuk ndalojnë së prodhuari spermë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë një ‘orë biologjike’ si gratë. Ndërsa një burrë plaket, sperma e tij pëson mutacione gjenetike, gjë që rrit gjasat që ADN-ja e spermës së tij të dëmtohet. Kjo mund të ndikojë në fertilitet dhe gjithashtu të ketë ndikime të mundshme në shëndetin e fëmijëve të tij të ardhshëm.
Studimet kanë treguar se baballarët e një ‘moshe të avancuar” mund të kenë më shumë gjasa të kenë fëmijë me çrregullime neurozhvillimore. Një studim i bërë në vitin 2010 vuri re se pasardhësit e meshkujve mbi 40 vjeç kishin një rrezik pesëfish të zhvillimit të Çrregullimit të Spektrit të Autizmit në krahasim me popullatën e përgjithshme.
Faktorët e stilit të jetesës që pengojnë fertilitetin
Ka shumë faktorë të stilit të jetesës që mund të pengojnë cilësinë e spermës. Këto përfshijnë një dietë të varfër, pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit, marrjen e barnave rekreative dhe obezitetin. Lëvizshmëria e spermës është aftësia e spermatozoidëve për të lëvizur në mënyrë efikase nëpër traktin riprodhues të gruas për të arritur dhe fekonduar vezën. Pirja e duhanit është shoqëruar jo vetëm me uljen e cilësisë së spermatozoideve, por edhe me sasinë dhe lëvizshmërinë e tyre.
Si të prodhohet sperma optimale
Për të prodhuar spermën optimale, është thelbësore të hani ushqime të shëndetshme. Nëse jeni mbipeshë, humbja e disa kilogramëve do ta bëjë më të lehtë për ju. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me antioksidantë mund të ndihmojë gjithashtu. Shmangni alkoolin dhe duhanin për të përmirësuar cilësinë e spermës. Heqja dorë gradualisht nga të dyja është alternativa më e mirë. Mbajeni pjesën e ijeve të freskët pasi testikujt tuaj prodhojnë spermën më të mirë kur ato janë pak më të freskëta se pjesa tjetër e trupit tuaj. Për ta bërë këtë, shmangni veshjen e rrobave shumë të ngushta, mbajtjen e një laptopi në prehër për një kohë të gjatë, kalimin e kohës së tepërt në një mjedis të nxehtë ose qëndrimin ulur për periudha të gjata kohore./Living