
Kjo është makina e re superluksoze e Zaimina Vasjarit
Zaimina Vasjari është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar, e cila gjithmonë ka rënë në sy për jetën luksoze që bën. Rreth 6 muaj më parë këngëtarja solli në jetë vajzën, Khloe nga historia e dashurisë me biznesmenin, Klodian Asllani. Tashmë ajo i është rikthyer jetës normale me angazhimet e përditshme, dhe për të qenë me e sigurt në udhëtimet që bën ajo ka blerë këtë makinë luksoze, siç shihni në foton që këngëtarja ka postuar në Instagramin e saj. Makina e prezantuar nga Mektrin Motors është versioni i ri “Range Rover Sport”. Nuk kanë munguar urimet nga mikeshat VIP të Zaiminës, të cilat e komplimentojnë për dukjen e saj të bukur në timonin e kësaj makine ëndrrash. Pak ditë më parë, Zaimina publikoi disa foto mjaft të bukura ku shfaqej së bashku me të bijën në supervilën luksoze duke u freskuar në pishinën jashtë saj.