“Kjo është dita ime e parë e lirisë”, Fjodora Fjora fiton betejën me Covid-19
Moderatorja, Fjodora Fjora ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e madh, e cila ka fituar betejën me koronavirus pas 16 ditësh, të cilën e përshkruan si një ndjesi të tmerrshme, po ashtu se nuk e ka kuptuar akoma se si ishte infektuar.
Moderatorja, Fjodora Fjora ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e madh, e cila ka fituar betejën me koronavirus pas 16 ditësh.
Gjatë këtyre ditëve, ajo treguar se ka qëndruar e izoluar në shtëpi dhe se pasi ishte prekur nga Covid kishte humbur nuhatjen dhe shijen, të cilën e përshkruan si një ndjesi të tmerrshme, po ashtu se nuk e ka kuptuar akoma se si ishte infektuar.
“Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u duk parajsa mbi tokë. Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”- ka shkruar Fjodora.
(s.s/dosja.al)