Kjo është dhurata që Sabri Fejzullahu i bëri gruas për Shën Valentin

Si shumë të tjerë, edhe Sabri Fejzullahu u bë romantik dhe befasoi gruan sot për ditën e të dashuruarve. Ner, bashkëshortja e tij, postoi një buqetë me trëndafila të kuq, që i mori nga këngëtari. “Shumë të dua dashni”, ka shkruar ajo nën foto, sipas Prive. Nëse nuk e dini, Sabri Fejzullahu dje mori medalje presidenciale nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.