Kjo është arsyeja pse Brunilda Lahe e postoi bashkëshortin për herë të parë e të fundit
Fotot e Hanës nuk i kurseu sapo e vogla u rrit dhe pak, megjithatë pamjen e bashkëshortit nuk e ndau asnjëherë në rrjetet sociale.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve të Brunilda Lahes, e cila përballë pyetjes së një prej ndjekësve se pse nuk poston me bashkëshortin, iu përgjigj kështu:
“Ai punon në televizion, por pas kamerave, nuk i ka qejf fotot, por pasi lindi Hana diçka ka ndryshuar, kemi bërë dy sete profesionale e po bëhemi gati për të tretin. Bashkë vetëm fotot e e martesës kemi profesionale, nuk e do vëmendjen e medias sociale aspak dhe unë e respektoj dëshirën e tij. Këto janë disa nga arsyet që nuk postoj me bashkëshortin”.
Megjithatë Bruna nuk u treguar e kursyer deri në fund, pasi ndau në posstimin e saj një foto krah partnerit me të bijën në krahë. Duhet thënë se kjo mund të jetë fotoja e parë dhe e fundit e tij në rrjetet sociale./revistawho.com