Kjo është arsyeja pse Ben Affleck duket i mërzitur pothuajse në çdo foto
Ben Affleck duket se i kanë ardhur në majë të hundës paparacët. Aktori ka pasur probleme me numrin e paparacëve që i ndiqnin në muajin e mjaltit me J.Lo-në, thotë një burim për Page Six.
“Ben ishte paksa i acaruar në Paris”, thotë burimi. “Ky ishte një nivel krejtësisht i ri – një nivel pothuajse Princesha-Diana“.
Edhe gjatë lidhjes së tyre të parë në vitin 2002, Ben dhe J.Lo u përballën me një vëmendje të paparë mediatike. Madje atyre iu desh ta shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003. Në një deklaratë të lëshuar një ditë para dasmës asokohe, ata thanë:
“Për shkak të vëmendjes së tepërt të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën.”
(Dhe, sigurisht, ata kurrë nuk e riplanifikuan dasmën.)
“Ben është mësuar me flashet e aparatëve”, thotë burimi. “Por ai ndjeu se muaji i mjaltit ishte një cunami. Jen është bërë prej çeliku dhe e di që kjo vjen me famën [por] ai ende nxehet.”
Dhe në fakt, kjo gjë duket në çdo shkrepje paparaci të çiftit. Ndërsa Lopez duket e përsosur në çdo foto, Affleck gjithmonë duket se është gati për meme.