Kivanç Tatlitug paska një kusht që të vijë në Shqipëri
Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të pëlqyer në Shqipëri dhe prej vitesh pjesë e ekranit të TV Klan me serialet ku ka luajtur, duke nisur nga “Gymysh” e deri tek “Kuzgun”. Prandaj dhe publiku shqiptar e ka pritur me padurim ardhjen e tij një ditë në Shqipëri. I ftuar mëngjesin e sotëm në Klan News në një intervistë me Iva Kalemin, Alberti tregoi se ka biseduar me Kivançin për këtë pjesë, por për t’u realizuar kjo ekziston dhe një kusht, një shumë e kripur për aktorin pasi dihet tashmë që ai është një ndër më të kërkuarit. Alberti dha shpresa se aktorin do të mund ta shohim në Shqipëri pas përfundimeve të serialit që ai po xhiron aktualisht e më pas gjithçka do të varet nga axhenda e tij.
“Kam kohë që e kam takuar dhe ai është shumë i interesuar për të ardhur sepse edhe origjina e tij është nga Shqipëria. Babai i tij është nga Prishtina. Kur kam ndjenjur me të në xhirime deri në 3 të mëngjesit më tha që do shumë që të vijë. Por axhenda e tij është shumë e ngjeshur. Do të vijë, por ka dhe një shumë paksa të kripur për ardhjen e tij. Kushton pak, se normal kemi të bëjmë me Kivanç Tatlitug. Aktualisht po luan në një serial në Netflix dhe do e shohë publiku i gjithë botës. Sapo të përfundojë atë të shohim nëse do mund të vijë dhe të shohë vendin tonë”-tha Alberti.