Kivanç Tatlitug një burrë konservator, i ndalon bashkëshortes daljet në publik
Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Başak Dizer janë një ndër çiftet më të pëlqyera për publikun. Ata janë njohur rreth 4 vite më parë dhe vetëm dy vite pas lidhjes i dhanë fund beqarisë në një ceremoni e cila do të mbahet mend gjatë. Meqenëse vëmendja mediatike është shumë e përqendruar tek ata, ofertat për reklama nuk mungojnë. Së fundmi mediat turke kanë raportuar se Basak ka marrë një ofertë shumë të mirë për të qenë imazh i një firme të njohur veshjesh. Por bashkëshortja e Kivanç është detyruar të mos e pranojë. Shkak për këtë është bërë xhelozia e tepruar e aktorit, sipas Who. Ai nuk dëshiron që bashkëshortja e tij të ekspozohet, prandaj e ka ndaluar të marrë pjesë duke na lënë kështu përshtypjen e një burri me të vërtetë konservator pavarësisht faktit se është vetë pjesë e showbiz-it.