Kivanç Tatlitug fotografohet me bashkëshorten, gazetarët e pyesin për Koronavirusin

Aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij Basak Dizer u fotografuan nga paparacët së fundmi teksa dilnin nga një restorant japonez. Çifti ishin kapur dorë për dore dhe kaluan pranë paparacëve dhe fotografëve me shpejtësi. “Për çfarë arsye ndodheshit këtu?”, e pyeti një gazetar. “Ishim për darkë me disa miq”, u përgjigj aktori. “A keni bërë ndryshime në planet tuaja për shkak të koronavirusit?”, e pyeti një gazetar tjetër. “Kam folur shumë këto ditë. Le të flasim ditë tjetër mirë?”, u përgjigj Kivançi duke mos dashur të zbulojë më shumë. Aktori u pyet edhe për projektet e reja, por preferoi sërish të mos tregonte duke u përgjigjur “Do e shpjegoj në kohën e duhur”. /revistawho.com