Kivanç Tatlitug dhe Burak Ozçivit, më të famshëm se Brad Pitt?

Mund t’ju duket e habitshme, por ja që është e vërtetë. Producenti i njohur turk, Ahmet San, është shumë krenar për bashkëpunimet që ka pasur me aktorët e njohur dhe më të paguarit në kinemanë turke, K?vanç Tatl?tug dhe Burak Ozçivit. Madje, në një deklaratë të fundit për mediat, ai tha se këta të dy, në Lindjen e Mesme janë edhe me të populluar dhe më të njohur se Brad Pitt:

“Aktorët turq, Kivanç Tatlitug dhe Burak Ozçivit, janë më të famshëm në Lindjen e Mesme se Brad Pitt. Nuk mund të bëj të njëjtën deklaratë për këngëtarët, sepse këngëtarët tanë janë më vendës dhe introvertë”, – tha San për mediat.