“Kishte vështirësi në frymëmarrje”- Princi William u infektua me koronavirus në fillim të pandemisë por e mbajti të fshehtë, zbulohet arsyeja
Princi William “luftoi” me COVID-19 në fillim të këtij viti, ashtu si babai tij, Princi Charles.
39-vjeçari u përball me vështirësi në frymëmarrje pasi u infektua me koronavirus në muajin prill.
Sipas The Sun, Princi britanik e mbajti të fshehtë lajmin në përpjekje për të shmangur panikun në publik.
William rezultoi pozitiv vetëm disa ditë pasi babai i tij, Princi Charles gjithashtu u infektua me COVID-19 në fund të marsit.
Kryeministri Boris Johnson gjithashtu u infektua me virus në të njëjtën periudhë. Nuk dihet nëse ndonjë anëtar tjetër i familjes mbretërore është infektuar me koronavirus.
“Kishte gjëra të rëndësishme që po ndodhnin dhe unë nuk doja të shqetësoja askënd,”– raportohet se tha William.
Ai u trajtua nga mjekësit e pallatit mbretëror dhe u izolua në shtëpinë e familjes së tij në Norfolk.
Një burim i tha për “The Sun” se Duka i Kembrixhit “u godit shumë rëndë nga virusi”.
“Në një moment ai po luftonte për të marrë frymë. Të gjithë rreth tij ishin në panik,”- shtoi burimi.
Diagnostikimi i William u mbajt sekret sepse erdhi menjëherë pasi Johnson u shtrua në spital.
“Ai ndjeu se kishte gjëra më të rëndësishme që po ndodhnin në vend,”- u shpreh burimi. “Ai e kuptoi se çdo njeri mund të prekej nga kjo sëmundje e tmerrshme dhe sesa e rëndësishëm është që të gjithë ta marrin seriozisht izolimin e dytë.”
Mbretëria e Bashkuar njoftoi bllokimin e dytë në prag të rritjes së rasteve të koronavirusit.