“Kishte paguar të kalonte natën me të” – autori rrëfen krimin makabër të vrasjes së shqiptares në Francë: Kryem marrëdhënie seksuale dhe më pas …
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi, natën e Krishtlindjeve në Mugins, në afërsi të Kanës, në Francë. Autori i krimit makabër është arrestuar që ditën e ngjarjes, dhe ai është një 28-vjeçar nga Kana.
Nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’. Gjatë një fjalimi për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.
Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.
“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte që ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.
I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.
Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.
Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit “ janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.”.
37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë më 25 dhjetor në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. Report Tv ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë bërë edhe një apel për shtetin që tju sjellë trupin e 37-vjeçares.