Kishte ethe dhe kollë, këngëtarja e njohur shqiptare del pozitive me koronavirus
Këngëtarja e njohur shqiptare dhe njëkohësisht deputetja e PDK, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se është infektuar me koronavirus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eliza ka treguar se ka patur temperaturë, ethe dhe kollë. Ajo i ka këshilluar ndjekësit që të kujdesen për veten dhe për të tjerët.
“Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi, ethe, temperature, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese”, shkruan këngëtarja në shënimin e saj duke shpresuar në fund që prej saj të mos jenë infektuar edhe persona të tjerë. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te. p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi”, ka shkruar Eliza.