Kishte bërë enkas për të edhe tatuazhin “Forever”, ky është ish-dashuri i Beatrixës që patën një lidhje për 3 vite bashkë (foto)

Beatrix Ramosaj është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë. E kjo jo vetëm për shkak të famës si këngëtare por edhe pjesëmarrjes së saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, Big Brother Vip.

Këngëtarja Ramosaj dita-ditës filloi të afrohej me Donald Veshaj me të cilin nuk vonuan dhe nisën një lidhje pavarësisht situatës që ky i fundit e kishte lënë raportin pezull me moderatoren Bora Zemani.

Trekëndëshi Donald-Bora-Beatrix po komentohet ende nga një pjesë e madhe e publikut duke u bërë tema më e përfolur momentalisht.

Por, para se të niste lidhjen me ishin e shoqes së saj Beatrix Ramosaj ka folur edhe përlidhjen që kishte pasur më herët me Ervi Cenollin.

Beatrixa e zbuloi se me të ka vallëzuar gjatë pjesëmarrjes së saj në programin “Dancing with the Stars”. Çifti kanë qenë të lidhur për tre vite, madje Beatrix i kishte dedikuar edhe një tatuazh me mbishkrim “Forever”.

Por, akoma e kësaj dite nuk dihet arsye pse Triksa i dha fund lidhjes me ish-të dashurin e saj, që thuhet që ka qenë banakier.