‘Kisha katër ditë që e kërkoja, këta që e gjetën e kanë marrë peng’

Aktori i njohur shqiptar, Herion Mustafaraj ka reaguar pasi zonja Elvira e cila kontaktoi fillimisht me Parashqevi Simakun tha se ai dhe shumë miq të tjerë shqiptar e kishin vizituar, por nuk e kishte shpëtuar nga ai vend.

Këngëtarja Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit në New York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej.

Pikërisht në këtë vend, e ka takuar dhe aktori Herion Mustafaraj i cili përmes një video në Instragram sqaron se po pasi e kërkoi për 4 ditë, ai e gjeti Parashqevi Simakun në stacionin e trenit, ku biseduan për rreth 5 orë, por ai e mohon se nuk do e ndihmonte.

Aktori shprehet se u largua për të marrë makinën, por pasi i kthye “shpëtimtarët” si e quan ai Elton Ilirjanin kishin shkuar dhe e kishin larguar. Jo vetem kaq, por edhe nuk kanë pranuar të japin kontakte me këngëtaren, e cila tani sipas Herionit është e lirë, por sërish e humbur pasi “shpëtimtarët” nuk lejojnë të kontaktojë me të.

“Të dashur miq, kjo është pamja e qytetit që mbante peng artisten tonë të madhe Parashqevi Simaku. Kjo është një pjesë e tij duke e kërkuar. Katër ditë kisha që e kërkoja pasi mora vesh lajmin dhe përfundimisht e gjeta në anën tjetër të qytetit, sepse nuk e dija ku ishte.

Parashqevia pikërisht ndodhej tek kjo godina këtu (tregon me gisht) poshtë aty ku njerëzit i hipin trenave për të shkuar në punë. E gjeta pas 4 ditësh, e takova vetëm një herë, bëmë 5 orë muhabet, folëm për gjithçka, i thash më prit se do iki të marr makinën që ta hiqja që aty, ku u ktheva “shpëtimtarët” e kishin marrë dhe u bënë 3 ditë që shpëtimtarët nuk na kanë dhënë kontakte me të.

Dhe nuk e kuptoj më duket sikur po na mbajnë pak peng tani kur i duhet më shumë shoqëria sesa kurdo herë tjetër. Kisha dy muaj që bëja plane, 4 ditë sa e gjeta. Zonja Elvira doli në televizor dhe tha se shumë njerëz e vizitonin, një nga ata ishte Herioni. Në fakt Parashqevia i tha Zonjës Elvira, sepse ma tha vetë në telefon kur e mora dhe e pash në rrjetet sociale që e kishin lëvizur.

E kuptova kush ishin i mora i kontaktova i thash jam Herioni, po më tha “Parashqevia tha të rimë edhe pak se do vijë prap Herioni”. Megjithatë bënë shumë mirë edhe unë do kisha bërë të njëjtën gjë pas një ore, por nuk e gjeta.

Do e them edhe në intervista sepse dua kontakte me të. Parashqevia ishte e humbur, tani është e lirë, por sërish e humbur pasi ne nuk e gjejmë dot më nëpër rrjetet sociale. Duan ta mbrojnë, por jo nga miqtë.

Për atë që tha zonja se e shikonin shpesh, por nuk e kishin lëvizur që aty nuk është e vërtetë. Njerëzit janë munduar prej vitesh, grupe shoqërore që ta heqin, por këmbëngulja e saj ka qenë e fortë dhe arsyet e saj kanë qenë shumë të mëdhaja. Ajo do flasë shumë më tepër për këto momente kaq të vështira me një vendimmarrje marramëndëse ku njeriu nuk di çfarë do bëjë”, shkruan ai.

ntv.al