Kirurgu plastik shqiptar u nxjerr të palarat VIP-ave për ndërhyrjet në çdo pjesë të trupit
Doktor Panajot Papa ishte i ftuar pasditen në studion e “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të folur rreth trendit të ndërhyrjeve plastike. Ai foli për gamën e ndërhyrjeve që mund të realizohen në ditët e sotme si edhe dha disa këshilla të domosdoshme për të gjithë ata që kanë në plan të bëjnë ndryshime në pamjen fizike. Bieta e bëri bisedën më interesante, duke e vendosur doktorin përballë disa fotove “before and after” të emrave të njohur të showbiz-it botëror, për të gjetur ndërhyrjet plastike që ata kishin bërë. Sfida nisi me Kylie Jenner, për të cilën doktor Panajoti tha se ka bërë lipfillers, ndërhyrje te nofulla si edhe ndërhyrje të tjera në trup.
Loja vazhdoi me foton e reperes australiane Iggy Azalea, Khloe Kardashian, Victoria Beckham dhe fenomenin e këtij viti Cardi B, shruan Top Channel. Kjo e fundit mori më shumë kritika nga doktori, i cili i konsideoi të tepruara ndërhyrjet e reperes, sidomos të pasmet gjigande me proteza silikoni.