Kirurgjia estetike/ Gjithçka duhet të dini nga të ndjerit tërheqës, varësia apo rreziku i vdekjes!

Nga Dr. Anisa Liço, Kirurge e Përgjithshme

Impakti i fuqishëm që media dhe rretjet sociale po luajnë në formësimin e shoqërisë është shtrirë edhe në një aspekt të rëndësishëm i cili mesa duket po përhapet gjithmonë e më tepër. Bëhet fjalë për atë që do të ishte e saktë po të quhej bukuri mediatike. Një rëndësi të tepëruar deri diku, por tunduese dhe të pashmangëshme po i kushtohet pamjes së jashtme të individeve dhe kirurgjisë kozmetike ose estetike. Shumë shpesh kirurgjia estetike ngatërrohet me kirurgjinë plastike rikonstruktive, që në fakt janë dy koncepte të ndryshme, me dallime të qarta ndërmjet tyre.

Sipas American Society of Plastic Surgeons, kirurgjia estetike kryhet për të përmirësuar pamjen e përgjithshme kozmetike duke riformuar dhe rregulluar anatominë normale për ta bërë atë vizualisht më tërheqës dhe nuk konsiderohet mjekësisht e nevojshme. Procedura si konturimi i fytyrës (chin, cheek dhe rhinoplasty), rritja dhe ngritja e gjirit, konturimi i trupit permes liposuction, përtëritje e lëkurës  me lazer, trajtime mbushëse dhe Botox, ngritje e fytyrës apo facelift janë shembuj të njohur të procedurave të kirurgjisë estetike. Ndersa kirurgjia rikonstruktive kryhet për të rivendosur funksionin dhe pamjen normale, si dhe korrigjimin e deformimeve të krijuara nga defektet e lindjes, traumat ose patologji te ndryshme përfshirë neoplazite. Shembujt përfshijnë rindërtimin e gjirit pas një mastektomie për kancerin e gjirit, kirurgjinë rindërtuese pas djegieve te lekures ose traumave te ndryshme qe prishin integritetin e indeve. Në mënyrë tipike, kirurgjia rindërtuese konsiderohet mjekësisht e nevojshme dhe mbulohet nga shumica e planeve të sigurimit shëndetësor.

Sipas raportit të fundit të publikuar në prill të 2022 nga Aesthetic Plastic Surgery Statistics: Nga viti 2020 në vitin 2021, procedurat estetike kirurgjikale u rritën me 54% dhe procedurat estetike jokirurgjikale u rritën me 44%. Mesatarisht, kirurgu plastik ka kryer 320 procedura kirurgjikale në vitin 2021, krahasuar me 220 në 2020. Çdo vit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes realizohen me teper sesa 15 milion procedura kirurgjikale kozmetike.

Por cili eshte target grupi i operacioneve plastike?

Moshat 40-54 vjeç përbëjnë shumicën e individeve që zgjedhin ti nënshtrohen procedurave estetike, 49% të totalit në botë. Megjithatë, për shkak të atij që quhet modeli trepalësh i ndikimit i cili argumenton se idealet e bukurisë përforcohen dhe transmetohen nga tre ndikime kryesore sociokulturore: bashkëmoshatarët, prindërit dhe media, po vihet re një rritje e numrit të moshave më të vogla që vendosin t’i nënshtrohen kirurgjisë estetike.

Në vitin 2019, statistikat treguan se 92% e të gjitha procedurave kozmetike në Shtetet e Bashkuara janë bërë tek pacientet femra, ndërsa ndërhyrjet kozmetike tek meshkujt përbëjnë vetëm 8%.

Kjo kërkesë gjithmonë e në rritje për kirurgji estetike shpjegohet me avantazhet që sjellin këto procedura në jetën e një individi.

Pamja e përmirësuar

Përfitimi i parë dhe kryesor i kirurgjisë estetike është se ndihmon për të harmonizuar pamjen natyrale me pamjen e dëshiruar. Pakenaqesia me disa aspekte të pamjes i bën pacientët të kërkojnë dëshpërimisht ta ndryshojnë atë. Rezultait i pas nderhyrjes është një version i përmirësuar dhe i dëshiruar i vetes.

Përmirësimi i shëndetit fizik

Një avantazh tjetër i procedurës së kirurgjisë estetike është se në disa raste mund të përmirësojë shëndetin fizik. Për shembull, një operacion rinoplastik, jo vetëm që do të përmirësojë pamjen dhe formën e hundës, por gjithashtu mund të ndihmojë me problemet e frymëmarrjes. E njëjta gjë vlen edhe për liposuksionin – duke i lejuar pacientët që i nënshtrohen këtij operacioni të jenë më aktivë fizikisht pas operacionit. Duke zvogëluar kështu shanset për të zhvilluar probleme të tilla si presioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Kjo ndoshta është një nga ato topikat kryesore në të cilat nuk ka vlerë solidarizimi me të pranuarit të vetes dhe të të tjerëve me problemin e mbipeshës apo obezitetit. Përkundrazi, në këtë pikë promovohen aktivitete dhe procedura të shendetshme dhe të sigurta që ruajnë një balancë të shëndetëshme të masës trupore.

Vetëbesimi i përmirësuar

Duke rregulluar dhe ndryshuar pamjen e jashtme për t’iu përshtatur dëshirave individuale, automatikisht rritet vetëbesimi. Kjo bën mrekulli për jetën shoqërore dhe shëndetin mendor. Të qenit të sigurt me pamjen i bën pacientet të ndihen më mirë në të gjitha aspektet e jetës. Ky është një nga përfitimet më të mëdha të kirurgjisë estetike për shumë pacientë që kanë jetuar gjithë jetën e tyre të pakënaqur me aparencën e tyre.

Përfitimet psikologjike

Me permiresimin e pamjes se jashtme, pacientet jane më të prirur të intergohen me teper ne shoqeri për shkak të gjendjes se tyre të përmirësuar mendore në lidhje me atë se si ndihen ndaj vetes. Disa njerëz që janë të pakënaqur me pamjen e tyre shpesh luftojnë me ankthin dhe depresionin, të cilat janë të dyja probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, këto probleme zvogëlohen ose zhduken plotësisht pas procedurave të kirurgjisë estetike. Ky është një bonus i madh për shumë njerëz dhe është ajo që i inkurajon ata të vazhdojnë me operacionin. Rezultatet pozitive psikologjike ia vlejnë.

Dhimbja është egzagjeruar

Shumë njerëz që e konsiderojnë kirurgjinë estetike si opsion, hezitojnë për shkak të frikës nga ‘dhimbja ekstreme’ që shpesh shoqërohet me kirurgjinë estetike. Megjithëse, kirurgjia estetike nuk është pa dhimbje, nuk është aq e dhimbshme sa besohet të jetë. Kjo është e vërtetë tani më shumë se kurrë për shkak të përparimeve të fundit dhe të vazhdueshme në teknologji. Procedurat janë përmirësuar për të reduktuar dhimbjen- duke sjellë një ndjenjë sigurie për shumë pacientë.

Rezultatet e përhershme

Një tjetër avantazh kryesor i kirurgjisë estetike është se prodhon rezultate që shpesh zgjasin një kohë të gjatë ose janë të përhershme. Kjo lehtëson çdo lloj shqetësimi për të rikthyer pamjen “e padëshiruar”. Megjithatë, duhet të mbahet parasysh se pacienti duhet të kujdeset për veten pas procedurave në mënyrë që t’i bëjë ato më të qëndrueshme. Për shembull, nëse i nënshtroheni një operacioni të rikonturimit te trupit – këshillohet që t’i përmbaheni një stili jetese të shëndetshëm dhe aktiv për të ruajtur rezultatet.

Lehtësisht e aksesueshme

Rritja e kerkeses per kirugji estetike ka rritur shumë numrin e klinikave që ofrojnë këto shërbime. Pra, kjo do të thotë se është relativisht e lehtë për të gjetur nje klinike profesionale të licensuar për të kryer procedurën e dëshiruar.

Më tepër sesa avantazhet e kirurgjisë estetike, atyre që duhet ti kushtohet vecanërisht rëndësi dhe duhen studiuar mirë para se të merret vendimi për t’iu nënshtruar procedurave të kirurgjisë kozmetike janë disavantazhet e këtyre  trajtimeve.

Mundësia e varësisë

Një disavantazh i madh i kirurgjisë estetike është se disa individë bëhen të varur prej tij. Kjo ka efekte ekstreme në gjendjen emocionale të pacientëve pasi ata mund të rrisin shkallen ose të zhvillojnë ate qe quhet Çrregullimin Dismorfik të Trupit (ku pacientet pavaresisht nderhyrjeve te shumta, vazhdimisht gjejnë defekte dhe ndihen të pakenaqur me pamjen e tyre.) Individët që janë diagnostikuar me këtë crregullim nuk mund te permiresohen prej tij përmes operacioneve të shumta estetike edhe pse ata e konsiderojne kirurgjine kozmetike si të vetmin shpëtim. Rreziqet e zakonshme për ata të cilët krijojnë varësi dhe i nënshtrohen ndërhyrjeve te njëpasnjëshme, përfshijnë faktin se mund të dëmtojë përgjithmonë muskujt dhe lëkurën.

Procedurat jo gjithmonë i plotësojne pritshmëritë

Një tjetër disavantazh i kirurgjisë estetike është se pas procedurës, nuk është plotësisht e garantuar se pacienti do të jetë plotësisht i kënaqur me ndryshimet. Këto rregullime të bëra në fytyrë ose në trup mund të kenë qenë të dëshirueshme përpara nderhyrjes, megjithatë, ato mund të mos duken ashtu siç pritej dhe të shkaktojnë zhgënjim dhe në disa raste gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjike. Pra, duhet të jeni gjithmonë të sigurt për atë që dëshironi dhe të bëni kërkimin e duhur përpara se të kryeni operacionin.

Gabimet mund të ndodhin

Një tjetër rrezik kyç që nuk duhet neglizhuar është se operacionet estetike mund të shkojnë keq. Kjo është mjaft e pazakontë për shkak të përparimit të teknologjise, megjithate gabimet gjatë operacionit ende ndodhin. Për shembull, një ngritje e fytyrës,  mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm nervor që çon në paralizë të fytyrës. Ky është padyshim një rezultat shkatërrues, i cili duhet të merret parasysh përpara se t’i nënshtrohet një operacioni. Këto lloj gabimesh në kirurgji do të ulin vetëvlerësimin e pacientit edhe më shumë sesa ishte para operacionit. Në raste ekstreme, këto gabime janë të pakthyeshme dhe nuk mund të rregullohen.

Rreziku i vdekjes

Edhe pse kjo nuk është e zakonshme, mund të ndodhë gjatë ose pas operacionit. Në shumicën e rasteve, kjo ndodh për shkak të reagimit ndaj anestezisë ose për shkak të historisë shëndetësore (një pacient me patologji te shumta kronike ka më shumë gjasa të ketë komplikime gjatë operacionit sesa ata që gezojnë shëndet të mirë). Rekomandohet shumë që të merrni parasysh këtë faktor, dhe megjithëse nuk ka gjasa, mund të ndodhë. Duke e bërë këtë një rrezik shumë serioz të kirurgjisë estetike.

Koha e rikuperimit

Një faktor tjetër i pafavorshëm që duhet patur parasysh është se, pas operacionit, periudha e rikuperimit mund të zgjasë deri në 2 ose 3 javë, në varësi të llojit të procedurës. Kjo është e pafavorshme për shumë njerëz që janë në marëdhënie pune dhe do të duhet të marrin një kohë të konsiderueshme pushimi. Gjithashtu, dhimbja është e pranishme gjatë kohës së rikuperimit, gjë që mund t’i bëjë disa individë të varen nga qetësuesit e dhimbjes.

Depresioni pas operacionit

Një pengesë e kirurgjisë estetike është se ndonjëherë pacienti kërkon kohë për t’u përshtatur me ndryshimet e reja që janë bërë në pamje. Mund të mos jetë rasti që pacienti nuk e pëlqen veten e ‘re’, por thjesht nuk është mësuar me të (ende), gjë që ndonjëherë mund të jetë shqetësuese dhe të shkaktojë pasiguri të mëtejshme nga sa kishte para ndërhyrjes.

Reagimi i të tjerëve

Nëse pacienti është i tillë që shqetësohet nga mendimet e të tjerëve, kirurgjia estetike mund të mos jetë për të. Të afërmit dhe miqtë mund të kenë një reagim jo te mire ndaj një operacion estetik. Ky është një realitet shqetësues për disa që vlerësojnë opinionet e të tjerëve, por janë të mbërthyer me ndjenjën e tyre të brendshme për t’iu nënshtruar një operacioni për të përmirësuar pamjen e tyre. Megjithatë, nëse jeni të sigurt në vendimin tuaj për të bërë një operacion, nuk duhet të lejoni që të tjerët të ndikojnë plotësisht në vendimin tuaj. Në fund të fundit, është trupi juaj, kështu që në fund të fundit është zgjedhja juaj.

Kirurgu i duhur

Presioni për të zgjedhur kirurgun e duhur është shqetësim i rëndësishëm. Ai duhet të ketë përvojë dhe vlerësime të mira. Ndonjëherë mund të jetë e vështirë të gjesh dikë të cilit mund t’i besosh procedurën, pasi jeta dhe pamja jote ështe në duart e tij.

Shpenzimet

Nuk është sekret që operacionet estetike janë të shtrenjta. Megjithatë, ky faktor e bën kirurgjinë estetike jo aq të ‘arritëshme’ për të gjithë. Mund të jetë e vështirë të kurseni para për operacione kozmetike dhe njerëzit shpesh marrin kredi, gjë që mund të çojë në borxhe.

Pavarësisht pandemisë globale qe kaluam, duket se kirurgjia plastike është ende në lulëzim, madje edhe me teper se sa ishte me pare. Gjatë vitit 2020, kur kirurgët plastikë mund të fillonin të ofronin sërish procedura, numri i operacioneve plastike të kryera në Shtetet e Bashkuara arriti në 86% të procedurave të kryera në vitin 2019. Dhe siç raporton American Society of Plastic Surgeons, nga viti 2000 deri në vitin 2020 ka pasur një Rritje 22% e procedurave të kryera.

Te punuarit nga shtepia rriti kerkesen per kirurgji plastike.

The American Academy of Facial Plastic and Reconstructive Surgery (AAFPRS) është shoqata më e madhe në botë e kirurgëve plastikë të fytyrës. Në vitin 2020, kjo shoqate realizoi një anketë me anëtarët e saj duke shqyrtuar tendencat që ata vëzhguan gjatë vitit 2020.

90% e kirurgëve të AAFPRS raportuan 10% ose më shumë takime per kirurgji estetike në 2020.

96% e kirurgëve të AAFPRS të anketuar ranë dakord se rritja e takimeve për kirurgji estetike ishte për shkak të rritjes së fleksibilitetit që pacientët kishin për të planifikuar dhe per tu rikuperuar nga operacioni për shkak të përfitimeve të punës nga shtëpia.

Efekti me i rendesishem eshte ai qe quhet ZOOM BOOM DHE DISMORFIA ZOOM.

Zoom Dismorfia nuk është një diagnozë por është disi e lidhur me dismorfinë e trupit ose dismorfinë e fytyrës. Në thelb, për shkak se kaq shumë njerëz filluan të shpenzojnë më shumë nga koha e tyre në mediat sociale, Zoom dhe platforma të tjera të bazuara në video, gjithnjë e më shumë njerëz filluan t’i kushtojne me tepër rendesi mënyrës se si duken.

Sipas një studimi nga International Journal of Women’s Dermatology, 30% e 7295 pjesëmarrësve të studimit raportuan se synojnë të investojnë në pamjen e tyre si një strategji përballuese për t’u rikthyer në ndërveprimet personale pas izolimeve.

Raporti i AAFPRS 2020 teorizoi gjithashtu se “Zoom Boom” mund të jetë shkaktuar për shkak të reduktimit të shpenzimeve të udhëtimit, rritjes së “vetëdijes për selfie” dhe komoditetit të punës nga shtëpia.

Megjithate, sipas të dhënave të studimit të fundit të publikuar në korrik 2022, në European Journal of Plastic Surgery në lidhje me efektet e kirurgjisë kozmetike, evidentohet se kirurgjia estetike përmirëson vetëbesimin, vetevleresimin dhe imazhin e trupit, gjë që mund të jetë me interes për politikëbërësit dhe profesionistët shëndetësorë. Ky studim përfshiu meta analizen e 23 artikujve të botuar në bazat e të dhënave ndërkombëtare të Cochrane, Embase, Science Direct, Scopus, PubMed dhe Web of Science (WoS) nga 2001 deri në 2019.