Kina ndalon ceremonitë martesore nga frika e coronavirusit

Kina ka marrë vendim që të ndalojë ceremonitë martesore, ndërsa funeralet të zhvillohen në numër simbolik njerëzish, për shkak të ndalimit të përhapjes së sëmundjes.

Për ditën e nesërme që konsiderohet me fat, për shkak të datës me shifrat 02 02 2020 e cila lexohet njëjtë si përpara ashtu edhe prapa, shumë çifte kanë planifikuar që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me ceremoni të ndryshme.

Ceremonitë janë të ndaluara rreptësisht në Hubei, pasi në qytetin Wuhan të kësaj province, është vatra kryesore e shpërthimit të këtij virusi.

Këto janë vetëm disa nga masat e shumta, në këtë regjion kur niveli i sëmundjeve po shkon duke u rritur, ndërsa po bëhen punime që të izolohen të prekurit dhe të shërohen, në mënyrë që të mos i infektojnë të tjerët.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, banorëve iu është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa vetëm një nga familjarët lejohet të del për të blerë gjëra, apo të kryejë ndonjë shërbim të domosdoshëm.

Rreth 60 milionë njerëz që jetojnë në Hubei, konsiderohet se janë në izolim të pjesshëm apo të plotë. Vendimi për ndalimin e ceremonive martesore, do të jetë në fuqi deri në një njoftim tjetër.