Kim rikthehet bjonde me flokë të shkurtër, ndjekësit: S’do jesh kurrë Marilyn Monroe

Kim Kardashian ka ndryshuar sërish ngjyrën e flokëve, duke u rikthyer në bionde. Në fotot që ka postuar në Instagram 43-vjeçarja tregon se ajo “u nda me flokët e gjata të zeza”, për të rikthyer një stil që të kujton… Marilyn Monroe, të paktën për setin fotografik që mesa duket po përgatitet të bëjë.

Megjithatë, shumë prej ndjekësve të saj nuk e pëlqyen ndryshimin që ajo bëri. Ndonëse kanë qenë me mijëra komente që e përçmojnë, nuk kanë munguar ata që kanë shkruar se “nuk do të jesh kurrë Marilyn” dhe “çfarë do të ndodhë me parukat e gjyshes?”.

iconstyle.al