Kim Kardashian shpjegon pse ka filluar të pijë sërish alkool!

Kim Kardashian dhe pjesa tjetër e anëtarëve të familjes së saj kanë qenë gjithmonë të hapura për të treguar momente private të jetës së tyre të përditshme përmes shfaqjeve të tyre reale “Keeping Up With The Kardashians” dhe “The Kardashians”. Kemi mesuar prej tyre se Kim është motra që nuk pi, pasi e la alkoolin disa vite më parë.

Ajo ka shpjeguar se e ka bërë këtë sepse e ka shtyrë të “bëjë gjëra të çmendura”, si p.sh. martesa me burrin e saj të parë. Mirëpo, Kardashian tani ka rrëfyer se po pi sërish dhe këto janë arsyet e vendimit të saj. 42-vjeçarja e famshme e rrjeteve sociale foli së fundmi me Gwyneth Paltrow në podcastin ‘Goop’ për të shpjeguar pse vendosi të bënte këtë ndryshim të stilit të jetesës.

“Kam filluar të pi pak në moshën 42-vjeçare. Kafe dhe alkool. Ndjej sikur duhet të liroj pak.” E pyetur pse e kishte bërë ndryshimin, Kim shpjegoi, “Sepse pse jo, e dini? Thjesht ndihem sikur punoj shumë dhe fokusohem… gjithë ditën pas shkollës, atëherë është si takimet e produkteve dhe testimi i gjërave, takimet e paketimit dhe gjithçka për SKKN”.

“Unë thjesht nuk ndihem kurrë rehat duke u shtrirë duke mos bërë asgjë. Kështu që versioni im i kësaj ka qenë të kaloj pak kohë me miqtë e mi, të pi një pije dhe të qëndroj jashtë pak më vonë, kur ndoshta nuk do ta kisha bërë këtë më parë”.

Ylli i ‘Kardashians’ preferon tekilën kur del jashtë, por nuk e tepron. “Duhet të jetë vetëm një gotë ananasi dhe një gotë tekila. Unë kam dy pije dhe jam shumë mirë. Ka qenë argëtuese,” tha ajo.

Bordo