Kim Kardashian shpërthen në lot gjatë intervistës: “Kam folur për këtë temë”

Kim Kardashian po kalon disa muaj të vështirë në aspektin personal dhe profesional. Marrëdhënia e saj me Kanye West është në krizë dhe ajo po mendon edhe divorcin. Nga ana tjetër, seriali televiziv legjendar “Keeping Up With The Kardashians” do të mbyllë rrugëtimin e tij.

Kim është e ftuara e radhës e David Letterman në emisionin “My Next Guest Needs No Introduction”. Emisioni pritet të dalë së shpejti, por në trailer-in e tij, Kim ka shpërthyer në lot teksa Letterman e pyet nëse ndihet mirë.

“Nuk e di pse po qaj, kam folur dhe herë të tjera për këtë temë.”- shprehet Kim.

Aludimet e para për shkakun e përlotjes mbeten te divorci me Kanye, por duhet të presim për të zbuluar arsyen e vërtetë./News31