Kim Kardashian shpallet “Mashkulli i vitit” nga GQ Magazine

Ylli 43-vjeçar u shfaq në kopertinën e re të revistës, e veshur me kostum, me flokët e lagur, makeup sa më natyral dhe një qese Cheetos në duar.

“Përshëndetje! Unë jam mashkulli i vitit në GQ!” shkroi Kim Kardashian në Instagram duke publikuar edhe disa foto ku shfaqet në të shumtën e tyre me një stil mashkullor.

Kim foli për karrierën e saj, dashurinë e saj për sipërmarrjen dhe atë që mësoi nga babai i saj, avokati i ndjerë Robert Kardashian Sr.

Kohët e fundit, labeli i Kim, Skims, lançoi produktet e para të veshjeve për meshkuj dhe tani është partneri zyrtar i veshjeve të brendshme të NBA, ËNBA dhe basketbollit të SHBA-së.

Ajo shpjegoi për revistën se “interesimi” i saj për veshjet e meshkujve ishte frymëzuar nga babai i saj, i cili vdiq në vitin 2003 në moshën 59-vjeçare. Kim tregoi se babai i saj favorizonte etiketat luksoze si Gucci dhe ishte gjithmonë i veshur elegant.

Revista nderon gjithashtu Jacob Elordi, Travis Scott, lojtarin e Buffalo Bills, Damar Hamlin etj.

Revista Who