Kim Kardashian publikon fotot e 40-vjetorit, zgjedh ta festojë ditëlindjen shumë ndryshe nga çdo vit

Nëse jemi mësuar të shohim gjithmonë festa luksoze nga familja Kardashian, shumë ndryshe ndodhi në ditëlindjen e 40-të të Kim Kardashian.

Kim zgjodhi të merrte njerëzit e saj më të dashur dhe t’i surprizonte me një udhëtim në një ishull privat, duke gjetur zgjidhjen ideale për të festuar në kohë pandemie.

Kim ka ndarë fotot nga 40-vjetori i saj pranë motrave dhe miqve. Në sy bie edhe prania e Tristan Thompson krah Khloe Kardashian dhe duket se çifti ka lënë pas çdo vështirësi.

Kim tregon se të gjithë bashkë kanë notuar pranë balenave, kanë bërë xhiro me biçikleta, kanë parë filma, kanë kërcyer e shumë gjëra të tjera.

Me sa duket kjo ka qenë një ditëlindje ndryshe për Kim, por pa dyshim plot momente të bukura.