Kim Kardashian publikon foto para ndërhyrjeve
Kim Kardashian ka publikuar disa foto të vjetra teksa ndodhet në karantinë dhe shpresojmë të mos pendohet!
39-vjeçarja shprehet në postimin e saj në Instagram, se këto janë disa nga kujtimet e saj më të mira, por të gjithë fansat kanë mbetur pafjalë nga transformimi i saj!
“Unë ruaj gjithçka dhe kam qenë duke organizuar fotot e mia gjatë karantinës dhe kam gjetur të gjitha fotot e mia të vjetra! Kaq shumë xhevahire të mira! Mbani mend ndonjë nga këto pamje? Ose djegien nga dielli që pësova në Meksikë. Shfletoni për të parë”, shkruan Kim.
Në foto shohim një Kim ndryshe më tepër natyrale dhe sigurisht para ndërhyrjeve të sotme.
Opsionet e ndryshme të veshjeve dukej se i përkasin fillim viteve 2000 dhe 2010 dhe larg markave luksoze të stilistëve që ajo vesh shpesh tani.
Në njërën nga fotot shfaqet dhe koleksioni i saj i këpucëve që duke e krahasuar me atë sot, lë për të dëshiruar.
Në disa pamje ajo madje shfaqet pa pikë makijazhi në fytyrë dhe flokët e parregulluar.