Kim Kardashian: Nuk dua të lidhem me një person të famshëm
Kim Kardashian ka folur së fundmi rreth jetës së saj private në ribashkimin e “KUWTK”.
Gjatë bisedës me moderatorin Andy Cohen , Kim ka mohuar të gjitha aludimet se është në një romancë dashurie me Van Jones apo me Maluma.
Ajo rrëfeu se vazhdon të jetë beqare dhe po kërkon dikë jo të famshëm, pasi më shumë se kurrë në këtë moment i duhet privatësia.
“Van më shkruajti dhe më tregoi për thashethemet. Por unë s’po dal me asnjërin, as me Van Jones, as me Malumën.Unë po kërkoj dikë që do e kuptonte jetën time. Kush isha dikur dhe kush jam sot janë dy njerëz të ndryshëm dhe sot e vlerësoj privatësinë. Dua dicka të vërtetë”,u shpreh Kardashian.