Kim Kardashian në lidhje me Alex,  ish-të fejuarin e Jennifer Lopez?

Është raportuar se Kris Jenner, po “inkurajon” vajzën e saj Kim Kardashian të nisë një lidhje me Alex Rodriguez. Kim konfirmoi ndarjen nga Kanye West në shkurt, ndërkaq Alex u nda nga e fejuara e tij Jennifer Lopez në prill të këtij viti. Sipas një raporti të ri, shkruan Mirror.co.uk, Kim po mban kontakte me Alex dhe po “e konsideron seriozisht” të nisë një lidhje me të pasi ajo dëshiron të ketë në krah një burrë që i përshtatet financave dhe statusit të saj. U tha gjithashtu se nëna e saj beson se Kim dhe Alex do të ishin “çifti i artë i Amerikës”. /Prive.al