Kim Kardashian ndjek shembullin e motrës së saj, nis një romancë të re me mikun e ngusht?!
Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian prej disa kohësh tanimë thuhet se është në një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Ishte muaji prill kur nisën të qarkullonin thashethemet për romancën e tyre, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.
40-vjeçarja ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të Van Jones, “Dream Corps JUSTICE”, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë. Van Jones nga ana tjetër ka folur për herë të parë për Kim teksa ka dhënë një intervistë për “The Ellen DeGeneres Show”.
Ajo po ja del mbanë në mënyrë të mahnitshme. Mendoj se e ka përdorur platformën për të ndihmuar njerëzit. Babai i saj ishte një avokat dhe ajo ka dashur gjithmonë që të bëhet avokate. Unë mendoj se ajo do jetë një avokate e jashtëzakonshme. Që tani mendoj se është një nga avokatet më të mira që kemi në drejtësinë penale.
Rikujtojmë, se dyshja nisën miqësinë e tyre në vitin 2018-të. Mos ndoshta miqësia mes tyre po kthehet në dashuri?! Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nëse do të ketë ndonjë konfirmim për marrëdhënien e tyre nga ana e Kim dhe Van.
Motra e Kim, Kourtney Kardashian nga ana tjetër është duke shijuar lidhjen e saj të re me mikun e saj më të mirë, Travis Barker. Mos ndoshta kjo po kthehet në një ves për motrat e famshme që të krijojnë lidhje dashurore me miqt e tyre?!
Ndërkaq, nëna e 4 fëmijëve dhe reperi i njohur Kanye së fundmi thuhet se mund të përballen me ligjin, pasi ish-punonjës të tyre po mendojnë t’i hedhin në gjyq. Disa nga punonjësit e dyshes thuhet se janë të pakënaqur nga kushtet e tyre të punës dhe po kërkojnë një zgjidhje.
Top Albania Radio