Kim Kardashian kërkon ndihmën e fallxhores së famshme

Kim Kardashian ka kërkuar ndihmën e fallxhores së famshme Theresa Caputo. Në profilin e saj në “Instagram”, Kardashian dha lajmin për seancën me 52-vjeçaren, e cila u bë e njohur përmes emisionit “Long Island Medium”.

Kim-Kardashian-2

“Ëndrrat vërtetë realizohen”, ka shkruar ylli i reality show amerikan 38-vjeçar në fotografinë ku pozon me fallxhoren dhe shtoi se mezi po priste t’ua tregonte fansave detajet e takimit. Kim në “Twitter” lavdëroi 52-vjeçaren fallxhore, duke e quajtur shoqërimin me të një ‘përvojë të pabesueshme’./Lapsi.al