Kim Kardashian ka tradhtuar Kanye West me Drake? Teoria zbulon se “Kiki” është nofka e tij për seks simbolin

Kim Kardashian dhe reperi i njohur Drake mund të kenë pasur një marrëdhënie bashkë. Kjo është teoria e një fansi, i cili ka shtuar se kjo nuk bëhet fjalë para martesës së Kim me Kanye Wesr, por pas. Gjithashtu sipas kësaj teorie, kënga që u bë hit menjëherë “In my feelings” i kushtohet Kim-it dhe Kiki është pikërisht një nofkë e saj. “Drake na e ka thënë prej muajsh se ka fjetur me Kim Kardashian, dhe ne thjesht nuk e kemi dëgjuar”, shkruan fansi teksa publikon një sërë fotosh që tregojnë lidhjen mes dyshes. Teoria e fansit lidhet edhe me një frazë të përdorur nga reperi në një nga këngët e tij, “8 Out Of 10”, që i referohet numrit të personave të “Keeping Up with the Kardashians”. Kënga që i kushtohet Kanye-s thotë gjithashtu “gruaja jote”, duke iu referuar faktit që ajo është e martuar: “Unë e zura atë kur ti e lë vetëm. Ajo nuk është një tip që i pëlqen t’i marrë gjërat shtruar”, shkruan Panorama plus. Shtëpia e Kim është shumë pranë asaj të Drak, dhe kjo ndoshta lidhet me faktin që reperi i këndon vajzës së lagjes në këngën “In my feelings”.